Basketball Sport Të tjera

KATËR HUMBJE RADHAZI NË NBA/ LeBron pranon: Jemi në vështirësi, ja çfarë duhet për të kaluar krizën

Katër humbje radhazi në kampionat për kampionët e Lakers kanë sjellë një “min-krizë” për kalifornianët. Në këtë situatë ndikon mjaft mungesa e Anthony Davis, i dëmtuar dhe që nuk do të luajë deri pas pushimeve të fillim-marsit.

Ai që përpiqet të mbajë lart moralin e skuadrës është LeBron James, që u shpreh: “Jemi në një moment të vështirë. Gjithsesi, kjo është një gjë normale që i ndodh çdo ekipi në mes të sezonit. Ne s’do të lejojmë që ky moment të kushtëzojë të gjithë sezonin tonë. E rëndësishme është të mos humbasim besimin”.

“Për sa më përket mua, vazhdoj të inkurajoj skuadrën, në mënyrë që ata të kenë besim te loja e tyre kur janë në fushë. Mendoj se skuadra më e mirë momentalisht në NBA është ajo e Utah Jazz”, tha më tej LeBron James.

Related posts

Igli Tare flet për merkaton/ Laciali konfirmon Immobilen, por jo Milinkoviç-Saviç

Sadik.Autor

ARRITI SUKSESIN NË AMERIKËN LATINE/ Ish-trajneri Partizanit, fitoi kupën Libertadores me Flamengon (FOTO)

Delo.autor

MORI ME QËLLIM KARTONIN E VERDHË/ Ramos mohon akuzat: Po të doja të pezullohesha, do ta…

Delo.autor

Leave a Comment