Boks Sport Të tjera

I HABIT TË GJITHË/ Tyson Fury: Marrëveshja me Joshua është ende larg finalizimit

Tyson Fury, kampioni i botës në peshën e rëndë (WBC) u shpreh se marrëveshja e një dueli mes tij dhe Anthony Joshua (mbanj titujt WBA, WBO e IBF) është ende shumë larg finalizimit. Ndërkohë që, Eddie Hearn, menaxheri i Joshua, është shprehur se brenda 2-3 javësh do të firmosen kontratat.

Në një intervistë për ESPN, boksieri britanik u shpreh: “Ata kanë patur një vit në dispozicion për ta organizuar këtë sfidë. Situata është ende njësoj si para një viti dhe asgjë s’ka ndryshuar”, tha Fury.

“Unë mendoj se organizimi i kësaj sfide nuk ka të bëjë me boksierët, që janë gati. Kjo sfidë ka të bëjë me vendin, datën, rregullat anti-Covid etj”, u shpreh Fury, i pamposhtur në ring (30 fitore, 1 barazim).

Duke folur për të ardhmen, ai tha: “Kam kohë që nuk boksoj (shkurt 2020) dhe jam inaktiv. Unë do të zhvilloj dy duele këtë vit, nëse nuk dueloj me Joshua në qershor, do të përballem me dikë tjetër. Sido që të vijnë punët, dueli me Joshua do të ndodhë herët a vonë”.

Related posts

BAYERN MUNICH-SCHALKE/ Pas një kundërsulmi fantastik, Gnabryt shënon me portë të boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

LOJTARI I BEJSBOLLIT “SHPËRTHEN” NË LOT/ Godet me topin 145 km/h, “fluturon” drejt vajzës 4-vjeçare (FOTO)

Delo.autor

ÇFARË NDODHI? PSG-ja e shqetësuar me gjendjen e Leo Messit

F.autor

Leave a Comment