Formula 1 Sport Të tjera

E BUJSHME TEK FORMULA 1/ Piloti Hamilton shok skuadre me Vettel tek Aston Martin vitin 2022

Lewis Hamilton rinovoi me një vit kontratën me Mercedes, por çfarë do të ndodhë pas një viti? Sipas mediave britanike, 7 herë kampioni i botës mund të vazhdojë karrierën e tij në Formula 1, këtë herë duke garuar me makinën Aston Martin. Rregullat e reja që do të aplikohen nga viti i ardhshëm favorizojnë të gjitha makinat dhe pilotit britanik nuk i mungon përvoja për të bërë diferencën në pistë.

Skuadra e Aston Martin nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin ndaj Hamilton, me shpresën për ta marrë në skuadër, ashtu sikurse bërë vjet me Sebastian Vettel. Piloti gjerman, 4 herë kampion bote në Formula 1, la Ferrarin, për të vijuar karrierën me makinën e Aston Martin, ku do të debutojë këtë sezon.

“Nuk e mohoj se është një perspektivë tërheqëse. Hamilton është një kampion në cilëndo makinë ta ulësh. Jam i bindur se çdo makinë është gati ti ofrojë një kontratë, ndaj edhe ne mund ta provojmë një gjë të tillë. Gjithsesi, për momentin jemi përqendruar te ky sezon”, u shpreh pronari i Aston Martin, Laërence Stroll.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ BENEVENTOS/ Trajneri Pirlo: Duhej të ishim të qetë, por ne bëmë shumë gabime dhe…

Delo.autor

DERBI I MADONINËS/ “Zikaltërit” përfitojnë një penallti, Calhanoglu nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

FITORE E ARTË PËR ARSENALIN/ Xhaka e Aubameyang i japin humbjen e parë Solskjaer dhe ngjitet në Champions

Delo.autor

Leave a Comment