Futboll Kategoria Superiore Sport

REFIK HALILI “HAP THESIN”/ Presidenti i Tiranës shpërblen lojtarët për fitoren ndaj Vllaznisë

Tirana shpërblehet për fitoren në Shkodër. Ndonëse jo zyrtarisht, bardheblutë kanë marrë një shpërblim të vogël për sfidën e fituar në transfertë. Kështu, burime jozyrtare kanë bërë me dije se lojtarët kanë marrë një shpërblim që afërsisht shkon në 100 mijë lekë të reja.

Në fakt, për një premio ishte folur edhe para sfidës me Vllazninë, pas premtimit të presidentit Halili. Bardheblutë ia dolën që të fitonin në Shkodër.

Jo vetëm kaq, por nëse ekipi fiton sërish, mund të marrë të tjera shpërblime. Gjithsesi, klubi bardheblu gjithmonë ka qenë nga më bujarët në këtë drejtim. Vetëm sezonin e shkuar presidenti Refik Halili shpërndau më shumë se 230 milionë lekë të vjetër sa herë që skuadra fitonte në derbi. Halili shpërndau edhe lekë për sfidat e Europës dhe premtoi për kualifikimin në grupet e Europës një premio gjigante.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Tirana, Vlonjatët në fushë pas 3 javësh. Ekipi i Memës vetëm për fitore

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Ramadani: Kishim raste, por nuk shënuam. Ja si mund të marrë pikë Egnatia

Delo.autor

GUARDIOLA-KLOPP-ZIDANE/ Cili më i madhi? Përplasja e filozofive!

Delo.autor

Leave a Comment