Futboll Sport

E BUJSHME/ Po shkëlqen me Ferencvaroshin, Myrto Uzunin e kërkojnë në Premier Ligë dhe Bundesligë

Myrto Uzuni po kalon një sezon fantastik me Ferancvaroshin në Hungari, ku ai u transferua në merkaton e verës. Sulmuesi i Shqipërisë, përveç se në kampionatin hungarez, tregoi paraqitje të shkëlqyera edhe në Ligën e Kampionëve, ku arriti të shënonte edhe një gol, pikërisht ndaj Juventusit, ku përballë kishte idhullin e tij Kristiano Ronaldon.

Duke parë formën e mirë që po kalon, në gjurmët e beratasit janë vënë skuadra nga kampionatet e mëdha europiane. Vetë agjenti i lojtarit, Franci Bode, në një prononcim të dhënë për “Insporti”, është shprehur se interes për lojtarin kanë shfaqur ekipe nga Bundesliga gjermane dhe Premier Liga angleze.

“Klube nga Premier Liga angleze dhe Bundesliga më kanë kontaktuar duke shprehur interesim për Uzunin. Në të kaluarën kemi pasur edhe nga Serie A, megjithatë jemi të fokusuar në sezonin që është duke u zhvilluar. Uzuni është i fokusuar vetëm tek klubi i Ferencvarosh”, tha Bode.

Related posts

Wayne Rooney shumë afër arritjes së marveshjes me amerikanët e DC United

Sadik.Autor

AJAX-TOTTENHAM/ Holandezët nuk falin, De Light tund rrjetën (VIDEO)

Delo.autor

TEUTA E MBYLL ME FESTË/ “Durrsakët” elektrizuan atmosferën. Ja surprizat dhe batutat…

Delo.autor

Leave a Comment