Futboll Seria A Sport

“SANREMO 2021″/ Zbulohet shpërblimi marramendës i Ibrahimovic për çdo pjesëmarrje

Është folur shumë në orët e fundit për pjesëmarrjen në Festivalin e Sanremos të yllit të Milan-it, Zlatan Ibrahimovic.

Kanë qenë të shumtë ata që nuk e kanë miratuar zgjedhjen e klubit kuqezi për ta lënë suedezin të marrë pjesë në festivalin e këngës italiane në kulmin e sezonit.

Megjithatë, këto kritika nuk e kanë ndalur Ibrën që të vazhdojë me programin e tij. Suedezi ka bërë debutimin e tij në Sanremo mbrëmjen e së martës.

Tani, calcioefinanza.it ka zbuluar se suedezi do të shpërbelehet me 50 mijë euro për mbrëmje. Sulmuesi kuqezi ka shpjeguar se nuk do t’i mbajë paratë për vete:

“Shpërblimi? Paratë nuk janë të rëndësishme, nuk më mungon asgjë në botën time. E bëj këtë gjë me zemër, për t’u treguar të gjithëve se jam mirënjohës për atë që ka bërë Italia për mua. Paratë do t’i japim për bamirësi, mos u shqetësoni”.

Related posts

“OFERTA BEFASUESE”/ Lojtarin që e kërkojnë “BIG-ët” i vetëofrohet Real Madrid (FOTO)

F.autor

BESON TË FITOJË GJYQIN NË CAS/ Shehi i kënaqur me skuadrën: Kjo ecuri na bën që të kemi vetëbesim, duhet të presim…

Delo.autor

BOLOGNA-LAZIO/ Barrow dhuron spektakël, “Lacialët” pësojnë dy gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment