Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME/ Nuk është në planet e Contes, klubi i njohur francez në gjurmët e lojtarit “Zikaltër”…

Duke parë ambjentimin dhe paraqitjet e mira të Kristian Eriksen, tani më Arturo Vidal e sheh veten e tij në pankinë dhe nuk po aktivizohet në asnjë sfidë me Interin në formacionin titullar që ndaj Fiorentinës në 5 shkurt nga ku u dëmtua dhe aty ku Eriksen e gjeti veten mirë dhe nuk doli më nga formacioni titullar.

Sipas medias franceze “Le10Sport”, klubi i Marsejës po mendon për mesfushorin kilien i cili për momentin ndodhet totalisht jashtë planeve të Antonio Kontes që e dëshiroi aq shumë gjatë verës së kaluar.

Aktualisht Vidal me fanellën zikaltër këtë sezon në të gjitha kompeticionet është aktivizuar në 28 ndeshje ku ka realizuar dhe 2 gola, ndaj Fiorentinës në Kupën e Italisë dhe një në kampionat ndaj Juventusit.

Related posts

NOTAT E SUPERIORES/ Asnjë dyshim pas derbit se kush është më i miri, “Demat” prekin fundin me kampionët

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Mungojnë detajet e fundit, Inter pranë marrëveshjes me yllin e Cagliari-t…

Delo.autor

DUAN NJË GOLEADOR/ Ky pritet të jetë formacioni i Realit sezonin e ardhshëm

Isa.Autor

Leave a Comment