Futboll Seria A Sport

THUMBON BOMBERIN IBRAHIMOVIC/ Sabatini: Gattuso nuk do ta braktiste skuadrën për Sanremo

Drejtori sportiv i Bologna, Walter Sabatini, i intervistuar nga “Radio Kiss Kiss Napoli”, tha mendimin e tij për blutë, me të cilët skuadra e tij do të ndeshet javën tjetër: “Pas disfatës ndaj Cagliari, Bologna do të jetë e zemëruar. Napoli, gjithashtu, duket i tërbuar pas barazimit në sekondën e fundit kundër Sassuolo. Unë kam shumë frikë nga “azzurri”, pastaj ruaj një dashuri të jashtëzakonshme për Gattuso, të cilin e pata shumë të ri te Perugia”.

Pastaj, një koment për shumë “dezertime”, me të cilat u ndesh klubi i De Laurentiis: Rino nuk ishte me fat për shkak të lëndimeve. Futbolli pa bythë nuk luhet. Fati është tjetër gjë. Rino është një njeri i vërtetë dhe i guximshëm, mjaft i sinqertë”.

Për praninë e Ibrahimoviç dhe Mihajloviç në Sanremo, Sabatini shton: “Gattuso nuk do të kishte shkuar në Festival, sepse është shumë i zënë me gjërat në terren. Mendova se Napoli mund të kishte luftuar këtë sezon për titullin”.

Related posts

Solskjaer me dorë të hekurt: Shumë lojtarë i keni parë për herë të fundit në Manchester

Delo.autor

RIKTHEHET SULMUESI/ Juventus me një “armë” më shumë në kërkim të titullit në ndeshjen ndaj Sampdorias

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Crotone-Inter. Rezutlati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment