Futboll Seria A

Juventusi në telashe: Bernardeschi mund të operohet – Higuain mungon kundër Atalantas

Max Allegri ka konfirmuar se Federico Bernardeschi mund t’i nënshtrohet një operacioni, ndërsa Gonzalo Higuain nuk është i gatshëm për Atalantan.
Telashet kanë filluar për Zonjën e Vjetër. Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se Bernardeschi mund të ketë nevojë t’i nënshtrohet një operacioni pas lëndimit që pësoi kundër Torinos javën e kaluar.

Ndërsa konfirmoi mungesën e Gonzalo Higuainit kundër Atalantas.

“Bernardeschi do të marrë trajtime për 20 ditë. Nëse gjatë kësaj kohe nuk riaftësohet, trajtimi nëse nuk ka efekt – do të shohim nëse ai duhet të operohet. Fatkeqësisht, kjo është situata me Federicon”, tha Allegri.

“Higuain mori një goditje në kyç javën e kaluar, ai nuk është stërvitur me ekipin që atëherë, ka punuar ndaras nga të tjerët, kështu që nuk do të jetë i gatshëm për nesër”.

“Blaise Matuidi dhe Mario Mandzukic janë të gatshëm. Mattia De Sciglio ka probleme muskulore në kofshë dhe do të qartësohet gjithçka javën e ardhshme. Juan Cuadrado po punon, por i mbetet ende rrugë e gjatë për t’u kthyer”, shtoi mes tjerash Allegri.

Related posts

Marianna Gautieri/ Modelja gati të japë kontributin e saj për Milanin (FOTO)

Isa.Autor

(VIDEO) “Allah, Allah…”, komentatori arab çmendet pas supergolit të Messit

Q.Autor

“PLAS” SKANDALI NGA KOLUMBIA/ Një gjyqtar akuzohet për ngacmime seksuale ndaj kolegëve, ja masat ekstreme

Delo.autor

Leave a Comment