Futboll Premier League Sport

FITORE E MERITUAR/ Humbje historike për Liverpool-in, Chelsea thyen “mallkimin” me Mount

Blutë kanë mundur 1-0 Liverpool-in në javën e 29-të falë një goli të Mason Mount në minutën e 42-të.

Pas shtatët vitesh, Chelsea është kthyer të fitojë një ndeshje të kampionatit në Anfield.

Për herë të parë në historinë 129-vjeçare të klubit, Liverpool ka pësuar pesë humbje radhazi në Anfield.

Tri pikë shumë të rëndësishme për londinezët që janë ngjitur në vendin e katërt të renditjes me 47 pikë.

Vazhdon ecuria negative në kampionat e Liverpool-it, që tani mban vendin e shtatë në renditje, katër pikë larg zonës Champions League.

Protagonistët e tjerë të sfidës së luajtur në Anfield kanë qenë VAR dhe arbitri Atkinson.

I pari i ka anuluar një gol Werner-it në minutën e 24-t për një pozicion jashtë loje të dyshimtë, i dyti nuk e ka konsideruar penallti një prekje të topit me dorë në zonë nga Kante.

Related posts

PARTIZANI GJEN KUNDËRSHTARIN E RADHËS/ “Demat e Kuq” masin forcat me ekipin e Kategorisë së Parë…

Delo.autor

ZBARDHET E VËRTETA/ Ja arsyeja pse RONALDO do të mungojë tek PORTUGALIA

Isa.Autor

LIVE/ Kastrioti – Partizani: Starton pjesa e dytë në “moçalin” e Fushë-Krujës

Delo.autor

Leave a Comment