Futboll Seria A Sport

NDRYSHON LËKURË/ Rikthim në identitet, ja fanellat e reja të Juventus për sezonin e ri… (FOTO)

Uebsajti i specializuar për dizajnin e fanellave të skuadrave të mëdha europiane “Footy Headlines” në bashkëpunim me “La Maglia Bianconera” kanë publikuar disa foto të uniformave që klubi i Juventusit mund të përdorë në sezonin e ri 2021/2022.

Fanella e parë përmban vija klasike bardhezi dhe miraton një model klasik për të bërë nderime për dhjetë vitet e klubit në “Allianz Stadium” (ndeshja e parë daton më 8 shtator 2011), ndërsa për fanellën e dytë ka dy mundësi të mundshme, e para me një fanellë të zezë dhe logo me ngjyrën portokalli të kombinuar me rozë, dhe tjetra gjithmonë e zezë, por më tradicionale.

Uniforma e tretë, mund të jetë vërtet revolucionare dhe që kombinon me ngjyrë të verdhë me blu dhe të bardhë e cila përkon me vitet ’90.

Related posts

BASHA TITULLAR/ ARIS fiton bindshëm dhe kryeson kampionatin GREK

Isa.Autor

KËRKOJNË TË “RINOJNË” MBROJTJEN/ Cuadrado bind Juventusin dhe Ronaldon për yllin 50 milionë euro

Delo.autor

MILANI sfidon INTERIN dhe CHELSEAN, një hap larg FIRMËS me brazilianin

Isa.Autor

Leave a Comment