Futboll Kategoria Superiore Sport

MERR LAJME TË MIRA PARA SFIDËS NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri i Tiranës: Luajmë vetëm për fitore, do futemi në ndeshje me…

Tirana e Orges Shehit do të përballet për javën e 23 të kampionatit me Kastriotin të dielën ne mesditë. Bardheblutë vijnë pas dy fitoreve radhazi me Vllazninë dhe Bylisin dhe janë në kërkim të vazhdimësisë, për të mbajtur ritmin e kryesuesve dhe për tu futur në zonën e kupave të Europës.

Trajneri Shehi foli për ecurinë e Tiranës dhe rikthimin e Bathës dhe Najdovksit, me këtë të fundit që kaloi Covid-19 dhe është grumbulluar përsëri me grupin. “Nga statistikat është e vërtetë, nuk kemi bërë tri fitore radhazi. Është mundësia për t’u ringjitur dhe marrë fitoren e tretë për objektivat që kemi. Do të futemi me mendimin për të marrë maksimumin e pikëve.

Janë rikthyer lojtarët, Batja dhe Najdovski, por nesër do të vendosim se cilët prej tyre do të aktivizojmë. E rëndësishme është që ata që do të luajnë të jenë 100% në formë për të ndihmuar skuadrën dhe për të dhënë më të mirën e tyre. Ne duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe pse jo të arrijmë sa më lart”, u shpreh trajneri Shehi duke mbajtur skuadrën e tij me këmbë në tokë.

Related posts

CHAMPIONS CUP/ Juventusi fiton me penallti ndaj yjeve të MLS (VIDEO)

Isa.Autor

Brazili kërkon hetime për golin e Zvicrës/ Zbuloni tri pyetjet publike për FIFA-n

Sadik.Autor

Malcom-Inter akoma e mundur, Candreva…

Sadik.Autor

Leave a Comment