Futboll Sport

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija “paqe” me Renovën, Shkupi zhgënjen ndaj Rabotniçkit

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit në Maqedoninë e Veriut, ku nuk munguan surprizat. Shkëndija e Ernest Gjokës nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në derbin ndaj Renovës.

Ndërkohë Shkupi i vendit të dytë ka zhgënjyer totalisht duke u mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Rabotniçki, duke i dhënë shansin kuqezinjve të Shkëndijës që të thellojnë diferencën në 7 pikë.

Në sfidat e tjera, Struga barazoi në transfertë ndaj Vardarit. Pelisteri mposhti minimalisht Borecin, teksa takimi mes Belasicës dhe Akademisë Pandev u mbyll në barazim pa gola.

REZULTATET:

SHKËNDIJA-RENOVA 0-0

SHKUPI-RABOTNIÇKI 0-2

VARDAR-STRUGA TRIM & LUM 1-1

PELISTAR-BOREC 1-0

BELASICA-AKADEMIJA PANDEV 0-0

Related posts

Lautaro Martinez refuzoi Realin për të kaluar tek Interi

Sadik.Autor

“Eja dhe Tako Ilir Latifin”/ Njoftimi i fundit i kampionit të njohur të peshave të rënda (FOTO)

Sadik.Autor

MESFUSHORI SHQETËSON ANCHELOTIN/ Në dilemë për euroderbin ndaj Atleticos

F.autor

Leave a Comment