Futboll Premier League Sport

DERBI I ANGLISË/ Manchester United thyen perfeksionin “Qytetarëve” pas 4 muajsh në “Old Trafford”

Pas 28 ndeshjesh pa humbje në të gjitha kompeticionet, Manchester City bie… Humbja e fundit datonte me Tottenham dhe ishte 21 nëntori i vitit të shkuar kur skuadra e Guardiola u mund 2-0 në Londër!

Sot ka ardhur humbja tjetër me në mes plot 28 ndeshje nga të cilat janë fituar 25 dhe vetëm 3 janë barazuar. Por, ecuria e City me fitore vijonte prej 21 ndeshjesh radhazi në të gjitha kompeticionet…

Arritja e sotme nga Manchester United është padiskutim për t’u vendosur në katedër.

Një gol që në minutën e parë me penalltinë e fituar nga Martial dhe shndërruar nga Bruno Fernandes dhe një gol nga Shaë ne një aksion të pjesës së dytë.

Kaq për Manchester United, që më pas mendoi më shumë të mbrohej, me të drejtë, duke fituar derbin dhe 3 pikët.

Related posts

Stoke City bie nga Premier League, sezonin e ardhshëm do të luaj në Championship

Sadik.Autor

E pabesueshme/ Bristol City bën mrekullinë, eliminon Unitedin nga kupa

Q.Autor

ÇMENDURI NË MERKATON E VERËS/ Juventus gati për të transferuar dy yjet e bujshëm…

Delo.autor

Leave a Comment