Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TË RRËFEJË PËR TË SHKUARËN E TIJ/ Ibra tregon prapësitë me Gatusson: Një herë e kam futur me kokë poshtë në…

Zlatan Ibrahimoviç rikthehet të flasë për të shkuarën e tij. Gjiganti suedez fletr për Gatuzon dhe se i biri i tij ka idhull pikërisht Rino Gatuzon. Në emisionin “Che Tempo che Fa” në kanalin kombëtar italian “RAI”, Ibra tregon se i ka kërkuar Gatuzos të uronte për ditëlindje djalin e tij:

“Dje kam telefonuar Gatuzon për t’i kërkuar një mesazh për djalin tim, pasi ishte ditëlindja e tij dhe Rino është i preferuari për të. Djalit i pëlqen shumë për vendosmërinë dhe mentalitetin e tij në fushë. Unë i thashë që nëse nuk ma dërgon, do të shkoj në Napoli dhe të bëj drejtpërdrejt diçka të tillë.”

Gjithashtu sulmuesi i Milanit ka treguar se teknikun aktual të Napolit kur ishin shok skuadre tek Milani ai e ka futur me kokë në kosh mbeturinash: “Një herë futa Rinon me kokë poshtë në një kosh mbeturinash. Ai është një tip i fortë, por është sikur të sfidohen Tajson, Mohamed Ali e Brus Li, e futa në kosh me kokë poshtë.”

Related posts

Zyrtare: Levante dëshpëron Sadikun, transferon sulmuesin e njohur italian

Q.Autor

Milani zyrtarizon tri largime – Paletta, Gabriel dhe Zanellato

Q.Autor

Chelsea dhe Arsenal duan Bailey, por shifra që kërkon Leverkusen është e frikshme

Isa.Autor

Leave a Comment