Futboll

“Realizova tre gola dhe ai më kritikoi se humba tetë topa”

Sulmuesi spanjoll Fernando Torres di shuam gjëra që kanë lidhje me teknikat e duhura për të motivuar lojtarët, duke parë se ai ka punuar me disa prej trajnerëve më të mirë të botës gjatë karrierës së tij. Ai ka thënë se Rafa Benitez dhe Luis Aragones kanë arritur të marrin maksimumin nga ai me natyrën e tyre kërkuese. Torres ka qenë i suksesshëm nën drejtimin e Rafa dhe ka fituar Euro 2008 më Aragones.

“Mbaj mend se po luaja shumë mirë, sapo kisha realizuar tre gola dhe të gjithë shkruajtën diçka sipër topit”, ka thënë Torres duke kujtuar një ndeshje me Liverpool. “Të gjithë shkruan ‘je më i miri’ ose ‘komplimente’, gjëra të tilla. Ndërsa mesazhi i Rafa-s ishte ‘ke humbur tetë herë topin sot’. Ishte mënyra që kishte ai për të të motivuar”.

Aragones ka qenë ndoshta trajneri që e njihte më mirë, edhe pse ka punuar me të qëkur Torres ka qenë një fëmijë. “Luis ka vështirësuar jetën, kërkonte shumë”, ka zbuluar sulmuesi spanjoll. “Më ka lënë në stol, më ka bërë të stërvitem vetëm… Në ato momente mendon, ‘ky do të më çmendë, do të më dëmtojë’, por me kalimin e kohës e kupton sa të rëndësishme ishin ato gjëra”.

“Jemi bashkuar përsëri disa vite më vonë dhe kemi luajtur finalen e Europianit. Ai më mori veçmas dhe më tha ‘Sot është momenti ynë, ti do të shënosh një gol dhe ne do të jemi kampionë të Europës’. Pas këtij momenti kujton kohën kur ai të linte 30 minuta në fushë për të praktikuar kontrollin e topit ose gjuajtjen. Kujton personin që besoi tek ty në momentin më të rëndësishëm”, ka thënë Torres.

Related posts

ÇËSHTJA I KARDI DHE SHANSET PËR RIKTHIM/ Marotta shprehet: Gjërat duhet të zgjidhen me…

Delo.autor

Dy prezantime te Kukësi/ Cuculi: Partizani? Ju tregoj pse bëra këtë zgjedhje

Isa.Autor

PJESË E MAFIES/ Ish-sulmuesi i Juventusit dënohet me 3 vite e 6 muaj burg

Delo.autor

Leave a Comment