Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ferrari zbulon njëvendëshen e sezonit 2021, Leclerc e Sainz gati për betejë

Dy ditë nga nisja e testeve zyrtare të Formula 1n që do të zhvillohen më datat 12-14 mars në Sakhir (Bahrein), Ferrari ka zbuluar për fansat njëvendëshen me të cilën do të garojë këtë sezon. “Kokëkuqja” e këtij viti quhet SF21 dhe do të pilotohet nga monogasku Charles Leclerc e spanjolli Carlos Sainz.

Edhe këtë vit ceremonia e kryer online, nga Maranello dhe pa praninë e spektatorëve në sallë për shkak të pandemisë. Një makinë që pritet të jetë më e fuqishme nga ajo e sezonit të kaluar, ku Ferrari u klasifikua në vendin e gjashtë. Pritet që motori i këtij sezoni të ketë disa kuaj më shumë fuqi dhe një paketë aerodinamike më të mirë.

Në fakt, nuk pritet që makina e këtij viti të duelojë për titull, pasi Mercedes është ende superiore. Te “kokëkuqja” synojnë një vend në podium, duke shfrytëzuar çdo mundësi. Nërkohë që, investimi më i madh po kryhet te njëvendëshja e vitit 2022, kur do të aplikohen edhe rregullat e reja.

Related posts

LIVE/ Teuta-Kukësi. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

DEL VIDEO/ Përkthyesi i Perisic shkarkohet gjatë konferencës për shtyp

F.autor

TEUTA E FRIKSHME/ Shkëmbi: Duhet edhe inteligjencë nga lojtarët, për Duron…

Isa.Autor

Leave a Comment