Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KE SHËNUAR MË SHUMË SE…”/ Etrit Berisha feston 32-vjetorin. Migjen Basha dhe Grezda i bëjnë komente epike (FOTO)

Gardiani i kombëtares sonë, Etrit Berisha, feston sot 32-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast është bërë disi nostalgjik ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram” një video të tij në portë, para 10 viteve tek skuadra suedeze e Kalmarit.

Bëhet fjalë për të një ndeshje me Kalmar, në të cilën Titi pret gjithçka dhe frenon sulmet e kundërshtarëve. Në fund edhe qershia mbi tortë, me portierin që tregohet i saktë nga pika e penalltisë, tund rrjetën dhe i dhuron avantazhin skuadrës së tij.

Nuk kanë munguar komentet epike në videon e postuar nga Berisha. Sulmuesi, Eros Grezda, ka komentuar duke e etiketuar 32-vjeçarin me emrin “baba”, ndërsa epik ka qenë komenti i mesfushorit, Migjen Basha, i cili i shkruan: “Ke shënuar ma shumë se unë”, shaka këto ndërmjet shokëve të ekipit të kombëtares. Berisha aktualisht luan për ekipin e Spalit në Seria B italiane.

VIDEO

Related posts

Neymari po e merr veten shumë më mirë nga se pritej, sipas trajnerit brazilian të fitnesit

Sadik.Autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Sulmuesi Gignac: Drejtuesit e Valencias donin të më tundonin me një… proshutë

Delo.autor

HEDH “HELM” NDAJ VIDAL DHE MESSI/ Ivan Rakitic: Nuk i kuptova disa vendime…

Delo.autor

Leave a Comment