Futboll Premier League Sport

ARSENAL-TOTTENHAM/ Pritet një ndeshje e “luftuar” nga të dy ekipet, objektivi fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Pierre-Emerick Aubameyang është lënë jashtë formacionit titullar për arsye disiplinore. Lajmi është dhënë nga trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta.

Sulmuesi është lënë në stol për derbin e Londrës Veriore kundër Tottenham-it.

Aubameyang, 31 vjeç, ka shënuar 14 gola në 29 ndeshje të luajtura në këtë sezon.

“Ai do të ishte titullar. Kishim një problem disiplinor, duhet të merrnim një vendim. Ai do të jetë në stol”, ka thënë Arteta për Sky Sports.

Formacionet zyrtare

Arsenal (4-2-3-1): Leno; Soares, Luiz, Gabriel, Tierney; Xhaka, Thomas; Sak, Odegaard, Smith Rowe; Lacazette.

Tottenham (4-2-3-1): Lloris; Reguillon, Alderweireld, Sanchez, Doherty; Hojbjerg, Ndombele; Son, Lucas, Bale; Kane.

Related posts

CHAMPIONS/ Ylli Felix mund të shënonte golin e vitit, roveshata e tij përfundon në traversë (VIDEO)

Delo.autor

Portogali- Spanjë/ Iberikët shënojnë golin e parë ndaj luzitanve të Ronaldos

Sadik.Autor

KËRKON TË “BLINDOJË” TRAJNERIN/ Juventusi është gati t’i ofrojë Allegrit kontratë të re…

Delo.autor

Leave a Comment