Moto GP Sport

MOTO GP/ Marquez pas vaksinës: Mund të jem në garën e parë sezonale

Marc Marquez, 8 herë kampion i botës në garat e motoçiklizmit, ka deklaruar se mund të jetë në pistë më 28 mars, në garën e parë sezonale të MotoGP, që zhvillohet në pistën e Losail, në Doha. Në këtë pistë pilotët kryen testet e fundit në prag të garës së parë sezonale.

Jo vetëm kaq, por pilotët që kanë patur dëshirë kanë kryer edhe dozën e parë të vaksinës anti-Covid të Pfizer e mes tyre ishte edhe Marquez. “E gjithë familja e MotoGP kishte mundësinë të kryente vaksinën dhe ky ishte një shans i mirë për të gjithë”, tha Marquez.

Duke folur për garën e parë, që zhvillohet më 28 mars, spanjolli i Honda tha: “Çdo gjë është e mundur. Gjithsesi, nuk garantoj asgjë, pasi rikuperimi vijon e mund të ketë të papritura”. Marquez nuk garon prej korrikut të vitit të kaluar, pasi kreu 3 operacione në shpatullën e djathtë.

Related posts

MotoGP, Rossi larg pritshmërive vijon të ndjekë kryesuesit

Sadik.Autor

STATISTIKAT NDËR VITE/ Nga golat te pjesëmarrjet dhe kohët shtesë, ja rekordet e 15 edicioneve të Europianëve…

Delo.autor

LEGJENDAT/ Ky është formacioni historik me lojtarët që nuk e fituan kurrë “Topin e Artë”

Isa.Autor

Leave a Comment