Futboll Seria A Sport

TITULLAR I PAZËVENDËSUESHËM/ Mbrojtësi Ismajli lider, Spezia fiton “derbin” e mbijetesës ndaj Cagliarit

Specia luajti kundër Kaljarit në sfidën e vlefshme për javën e 28-të të Seria A, ndeshje kjo ku vendasit arritën të fitonin me rezultatin 2-1.

Mbrojtësi kombëtares shqiptare, Ardian Smajli, u aktivizua për 90 minuta në mbrojtje, duke ndihmuar ekipin e tij të marrë tre pikë mjaft të vlefshme në garën për mbijetesë ndaj një rivali direkt në fundin e tabelës.

Gjithçka ndodhi në pesën e dytë, me vendasit që kaluan në avantazh në minutën e 49’ me Pikolin ndërsa Maxhiore dyfishoj ne të 80’. Për miqtë golin e vetëm e shënoj Pereiro në minutën e 83’ të ndeshjes.

Mbrojtësi 24-vjeçar ka arritur të bëhet një titullar i pazëvendësueshëm tek italianët që pas ardhjes së tij në merkaton e kaluar nga skuadra kroate e Hajdukut të Splitit ku luajti për 6 sezone.

Related posts

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ E ardhmja e Haaland, Borussia Dortmund merr vendimin për norvegjezin

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Italia në playoff, ja sa do të kushtonte mospjesëmarrja në Katar…

Delo.autor

“REAGOJMË ME VONESË PAS GOLIT TË PËSUAR”/ Flet trajneri Shkëmbi pas barazimit: Sulmuesit e Teutës duhet të shënojnë, por duhen…

Delo.autor

Leave a Comment