Basketball Sport Të tjera

FITOI GJYQIN/ Vanessa Bryant publikon emrat e policëve që bënë foto me viktimat

Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe Bryant, ndarë nga jeta 14 muaj më parë pas një aksidenti me helikopter, fitoi gjygjin me policinë e Los Anxhelosit. Në këtë proces gjygjësor ajo kërkonte të mësonte emrat e  policëve që kishin bërë fotot e viktimave dhe më pas i kishin shpërndarë ato të miqtë apo kolegët e tyre.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, e veja e Kobe Bryant ka bërë me dije se 4 policët e akuzuar janë Joey Cruz, Rafael Mejia, Michael Russell dhe Raul Versales. Personi që kishte shkrepur deri në 100 foto ishte Mejia, që më pas ia kishte dërguar Cruz e ky më pas te Russell, duke bërë kështu xhiron mes policëve.

Këta policë akuzohen për shkelje të ligjit, amendamenti nr.14 i kushtetutës së Amerikës, neglizhencë në kryerjen e detyrës dhe shkelje të privatësisë.

Related posts

Gati fondi 120 milionë euro, ja cilët janë dy objektivat e City në merkaton e verës…

Sadik.Autor

U largua nga Spanja/ Pique “mendon” për fundin e karrierës: ” Nuk dua të përfundoj si Puyol”

Isa.Autor

Favre dhe Nagelsmann favoritë për të marrë drejtimin e Dortmund

Sadik.Autor

Leave a Comment