Futboll Seria A Sport

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ “Fantazisti” Calhanoglu: Shpresoj të luajë një ditë për këtë ekip, kam…

Hakan Calhanoglu gjendet mes shumë pikëpyetjeve së fundmi, ku edhe pse ka zhvilluar një sezon fantastik me Milanin, ende nuk ka rinovuar kontratën, që i përfundon në verë.

Turku për momentin është në grumbullim me Kombëtaren e tij për eliminatoret e Botërorit. Nga grumbullimi, Calhanoglu ka folur për mediat, ku një moment zbuloi edhe një sekret që nuk e kishte thënë më parë.

Fantazisti i Milanit rrëfeu se është tifoz i Galatasarayt, madje ka edhe tatuazh simbolin e luanit, që personifikon klubin turk dhe tifozët e saj. “Kam luanin si tatuazh sepse jam një tifoz i Galatasaray. Shpresoj që një ditë në të ardhmen të luaj atje, pse jo?”, përfundoi Calhanoglu.

Related posts

“NEVE NA MOTIVON CHAMPIONSI”/ Ramos: Do të jetë një ndeshje e ndërlikuar, por…

Delo.autor

FORMULA 1/ Lando Norris “mbreti” i ri: E kisha ëndërruar këtë moment, falenderoj Max dhe Oscar Piastrin

F.autor

Heynckes nuk e njohin amerikanët: Më pyetën nëse isha tifoz i Bayernit

Sadik.Autor

Leave a Comment