Bundesliga Futboll

Dortmund-Augsburg/ Miqtë kanë fituar 1 nga 14 kundër Borussia-s

Borussia Dortmund do të presë në shtëpi Augsburg në ndeshjen që do të mbyllë javën e 24-t të kampionatit gjerman dhe do të synojë t’i japë vazhdimësi formës së mirë të treguar në javët e fundit. Verdhezinjtë, në fakt, do të paraqiten në këtë takim pasi kanë siguruar kalimin në 1/8-at e Europa League falë barazimit 1-1 të arritur në fushën e Atalanta-s.

Gjërat po shkojnë mirë për trajnerin Peter Stoger dhe lojtarët e tij edhe në kampionat, me verdhezinjtë që kanë marrë tri fitore në tri ndeshjet e fundit. Kjo ecuri pozitive i ka lejuar ata të ngjiten në vendin e dytë të renditjes dhe i bën favoritë në luftën për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League. Ndërkohë, miqtë do të shkojnë në “Signal Iduna Park” pas dy humbjeve të njëpasnjëshme të pësuara kundër Leipzig dhe Stuttgart. Lojtarët e Manuel Baum nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol në këto dy takime dhe pritet që kjo ecuri negative të vazhdojë edhe këtë të hënë në mbrëmje, duke parë formën e mirë që po kalojnë vendasit.

Për sa i takon përballjeve direkte, verdhezinjtë kanë marrë katër fitore dhe dy barazime në 6 ndeshje e fundit që kanë luajtur kundër Augsburg. Në total, miqtë kanë fituar vetëm 1 nga 14 ndeshjet e luajtura kundër Dortmundit, duke humbur nëntë nga këto takime. Në të katër përballjet e fundit mes tyre, të dy këto ekipe kanë shënuar gol.

Related posts

Guardiola rrezikon të dënohet në Angli, nuk do ta besoni se cila është arsyeja (FOTO)

Q.Autor

JO VETËM BARELLA/ Inter përgatit revolucion me dy “koka turku” (FOTO)

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Pas një krosimi në zonë, mesfushori Barella ndëshkon Belgjikën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment