Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Mercedes lëshon alarmin: Duhet të reagojmë, në të kundërt humbasim fronin

Rezultatet jo të mira në testet e zhvilluara dy javë më parë në Bahrein dhe problemet teknike që hasi Mercedes kanë shqetësuar mjaft drejtorin sportiv të makinës gjermane Toto Wolff. Ai ka lëshuar alarmin se situata duhet të ndryshojë në prag të garës së parë sezonale që zhvillohet këtë fundjavë, po në Bahrein (pista e Sakhir).

“Ishin 3 ditë teste të vështira për të gjithë. makina jonë W12 nuk ishte e qëndrueshme, e parashikueshme, ashtu si mjaft rivalë. Red Bull ishte në formë, si në pjesët e drejta të gjata ashtu dhe në kthesa. Gjithsesi, shpresoj që deri në garën e parë të kemi zgjidhur disa probleme”, tha Wolff.

“Duhet të reagojmë menjëherë, pasi sa më shumë të vonohemi në gjetjen e një makine të balancuar aq më shumë pikë humasim dhe rivalët tanë do të përfitojnë. Kemi treguar gjithnjë se kemi mësuar nga vështirësitë, ndaj duhet të reagojmë menjëherë, për të qenë fitues në Bahrein”, u shpreh Wolff.

Related posts

KLUBI I SERIA A BËHET ME PRONAR TË RI/ Miliarderi italo-amerikan blen aksionet

F.autor

SOUTHGATE KARIKON ANGLINË/ Kërkon kualifikimin në Ligën e Kombeve

Isa.Autor

BULETIN LUFTE/ Buletin lufte/ Milan i fashuar, vetëm 15 lojtarë në Champions ndaj Çelsit (TABELA DHE FORMACIONI)

F.autor

Leave a Comment