Futboll Seria A

Shqiptari i armatosur alarmon policinë e Xhenovas para ndeshjes së futbollit (DETAJE)

Një 26 vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia italiane në qytetin e Xhenovas në afërsi të stadiumit ‘Luigi Ferraris’ në prag të ndeshjes Sampdoria-Udinese.

Kanë qenë banorët e zonës përrreth që kanë informuar forcat e rendit se një person i armatosur është parë të hyjë në një pallat në afërsi të stadiumit të Xhenovas.

Policia italiane pas disa kontrollesh në territor ka mundur të identifikojnë e të ndalojnë shtetasin shqiptar në një apartament në afërsi të zonës.

26 vjeçarit shqiptar i është sekuestruar dhe një pistoletë.

Aktualisht ndodhet në kazermën e policisë për hetimet e rastit.

26-vjeçari shqiptar ka rrëfyer se ishte i armatosur pas një grindje me një person për motivin e një femre por ka mohuar se kishte pasur si qëllim të kërcënonte apo të rrezikonte jetë njerëzish.

 

Related posts

U TRANSFERUA TEK REALI/ TIFOZËT e Atleticos TËRBOHEN me tradhtarin COURTOIS

Isa.Autor

SHPËRTHEN BALOTELLI/ Ja reagim EPIK ndaj kritikave për mbipeshë (FOTO)

Isa.Autor

BURG ME KUSHT DHE GJOBË E MAJME/ Benzema e pëson keq pas skandalit me Valbuenan

Delo.autor

Leave a Comment