Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E VIDAL NË DILEMË/ Agjenti i mesfushorit kilian: Ai do të rikthehet shumë shpejt në fushë, kërkon të fitojë…

E ardhmja e Arturo Vidal është vendosur në pikëpyetje nga shumë media italiane, por duket se mesfushori nuk ka ndërmend të largohet nga Interi. Diçka të tillë e konfirmon agjenti i lojtarit, Fernando Felicevich, i cili ka folur në një intervistë së fundmi.

Agjenti i Vidal është shprehur hapur se lojtari do të qëndrojë tek Interi dhe madje ka shtuar se kileni kërkon të fitojë këtë sezon Scudetton dhe vitin e ardhshëm UEFA Champions League.

“Është normale që në nivelin që Arturo luan të ketë oferta, por ai do të qëndrojë tek Interi. Tani ai kërkon të fitojë Scudetton, ndërsa vitin e ardhshëm Champions League. Do të rikthehet shumë shpejt në fushë”, përfundoi Felicevich.

Related posts

Tragjedi në Kroaci, futbollisti vdes në fushë (VIDEO)

Sadik.Autor

“MCN” shënon më shumë se krejt Real Madridi. Hija e PSG-së afrohet mbi “blaugranët”

Q.Autor

NDRYSHIM PLANESH TE INTERI/ Zikaltërit heqin Skriniar nga merkatoja dhe nxjerrin në shitje dy titullarë të tjerë

F.autor

Leave a Comment