Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E 26 E SUPERIORES/ Ndryshon orari i krye ndeshjes Vllaznia-Partizani, ja axhenda…

Ndryshime në axhendën e javës së 26-të të Kategorisë Superiore! Bëhet fjalë për kryendeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit, e cila ishte parashikuar për t’u zhvilluar të shtunën në orën 13:00, por pas ankesave të klubit shkodran, FSHF vendosi përfundimisht që ky takim të luhet në orën 16:00, njësoj me ndeshjen tjetër Teuta-Laçi.

Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga burime të FSHF-së. Ndërkohë që ditën e diel do të luhen 3 sfidat e tjera. Java do mbyllet me takimin Kukësi-Skënderbeut, takim ky që do të luhet në orën 16:00.

Kategoria Superiore 

Java 26 (3-4 prill)

Të shtunën

Vllaznia-Partizani 16:00

Teuta-Laçi 16:00

Të dielën

Tirana-Apolonia 13:00

Bylisi-Kastrioti 13:00

Kukësi-Skënderbeu 16:00

(në “Elbasan Arena”)

Related posts

Juventus, pas Real-it vjen revolucioni tek bardhezinjtë

Sadik.Autor

Nëse përjashtohet Milani nga kompeticionet europiane, Bonucci pritet të…

Isa.Autor

NË KËRKIM TË ZËVENDËSUESIT TË POGBA/ “Djajtë e Kuq” gati 75 milionë euro për yllin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment