Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME NË KOLUMBI/ Ish-ylli i Inter-it arrestohet pas një sherri me prindërit (VIDEO)

Ish-mesfushori i Inter-it, Freddy Guarin, është kapur në kamera i mbuluar në gjak duke u larguar nga policia pas një sherri me prindërit e tij në Kolumbi.

34-vjeçari luan aktualisht me Millonaros.

Sipas gazetës El Pais në Kolumbi, familja e Guarin ka thërritur policinë dhe e ka akuzuar atë se ka sulmuar babanë e tij dhe disa pjesëtarë të tjerë të familjes.

Videoja e publikuar nga BluRadio Colombia tregon Guarin që largohet nga policia, me njolla të qarta gjaku në pantallonat e tij. Nuk është e qartë nëse gjaku është i tiji apo i dikujt tjetër.

Një tjetër video ka dalë me Guarin jashtë një spitali, ku policia dhe stafi i spitalit e kanë shtruar me forcë.

Guarin ka luajtur me Inter-in nga 2012-ta në 2016 -ën, kur është shitur te Shanghai Shenhua.

VIDEO

Related posts

LUHET DERBI I LONDRËS/ Arsenal dhe Tottenham për t’u rikthyer te suksesi

Delo.autor

Gledi MICI te SKËNDERBEU? Flet mbrojtësi i majtë dhe tregon të ardhmen

Isa.Autor

SUPERSFIDA/ Shehi ka një hall të madh para Flamurtarit, në rrezik “ylli” i ekipit

Isa.Autor

Leave a Comment