Futboll Sport

MBYLLET AKANDI PËR SHIRITIN E CRISTIANO RONALDOS/ Zbulohet çmimi sa është shitur

Shiriti i kapitenit të Portugalisë, Kristiano Ronaldo, të cilin sulmuesi e flaku i zemëruar në fushë në fundin e ndeshjes Serbi-Portugali në Beograd, pasi nuk iu akordua një gol i rregullt, është shitur të premten në ankand për shifrën e 64 mijë eurove.

Të ardhurat që do të shkojnë për bamirësi, për të paguar kurat mjekësore të një fëmije serb 6 muajsh, i cili është prekur nga atrofia muskulore e shtyllës kurrizore. “Sapo u mbyll ankandi me shifrën e shkëlqyer të 7.5 milionë dinarëve për shitjen e shirit të kapitenit Kristiano Ronaldo për qëllime humanitare”, njoftoi në “Twitter” Jovan Simiç, themeluesi i organizatës

“Së Bashku për Jetën”, që u vjen në ndihmë fëmijëve me probleme të rënda shëndetësore. Ai falënderoi zjarrfikësin Xhorxhe Vukiçeviç, i cili mori shiritin e CR7 nga stadiumi pas ndeshjes dhe ia ofroi organizatës së tij.

Related posts

Icardi mirëpret Nainggolan: Tani e tutje do të luftojmë së bashku!

Sadik.Autor

MERR SINJALIN NGA UEFA/ Milan drejt përjashtimit nga Europa League, ja kush e zëvendëson

Delo.autor

NUK E KA NISUR NË MËNYRËN E DUKUR KAMPIONATIN/ Solskjaer do të ndërtojë një ekip ëndrrash, ja plani i tij

Delo.autor

Leave a Comment