Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E 27/ Spikat përballja Laçi-Vllaznia. Superiorja luhet në fundjavë, ja axhenda…

Teksa ditën e sotme u luajtën edhe ndeshjet e fundit për javën e 26-të në Kategorinë Superiore, tashmë është zbuluar axhenda edhe për javën e 27-të.

Padyshim kryesfida e kësaj jave është përballja mes Laçit dhe Vllaznisë, një ndeshje ku përballen dy skuadra, të cilat janë rivale për titullin kampion. Kjo sfidë është programuar të zhvillohet ditën e shtunë më 10 prill, duke filluar nga ora 113:00.

Në të njëjtën ditë dhe orar do të luhet edhe një tjetër sfidë interesante, siç është ajo mes Skënderbeut dhe Tiranës në Korçë.  Të shtunën duke filluar nga ora 13:00 do të luhet edhe ndeshja mes Apolonisë dhe Teutës në Fier.

Të dielën, do të zhvillohen dy sfidat e fundit të javës së 27-të. Fillimisht në 13:00 do të luhet Kastrioti-Kukësi, ndërsa në 16:00, luhet përballja Partizani-Bylis.

Kategoria Superiore/ Java 27-të

E shtunë, 10 prill

Laçi-Vllaznia 13:00

Skënderbeu-Tirana 13:00

Apolonia-Teuta 13:00

E diel, 11 prill

Kastrioti-Kukësi 13:00

Partizani-Bylis 16:00

Related posts

NGA I “PAPREKSHËM” NË “MASHTRIM”/ Për Pochettinon ka nisur “periudha e zezë”, ja pasojat e mëdha

Delo.autor

RIKTHIMI I BUJSHËM/ Neymar e zbulon para kohe skuadrën ku do transferohet

F.autor

FITORE E VUAJTUR NDAJ VALENCIAS/ Griezmann nderon Atleticon

F.autor

Leave a Comment