Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Yamaha dominon sërish në pistën e Losail, Quartararo triumfon në garën e Doha

Piloti francez Fabio Quartararo me Yamaha fitoi sot garën e Çmimit të madh të Doha në MotoGP, gara e dytë sezonale, zhvilluar në pistën e Losial. Fitorja e parë sezonale për francezin, që la pas patriotin e tij me Ducati, Johann Zarco (i dyti) dhe spanjollin Jorge Martin me Ducati Pramac (i treti).

Një garë e dominuar dhe fituar nga Quartararo, që tregoi supremacinë e motori Yamaha në këtë pistë, ashtu sikurse pat bërë Vinales një javë më parë. Vinales sot u klasifikua i pesti, pas Alex Rins me Suzuki, ndërsa i gjashti u klasifikua italiani Francesco Bagnaia me Ducatin tjetër.

Tjetër garë zhgënjyese për Valentino Rossi, që me Yamaha Petronas u klasifikua në vendin e 16-të (e nisi atë nga vendi i 21-të). Gara e tretë do të zhvillohet më 18 prill, në Portugali.

Related posts

NDALET INTER NË “SAN SIRO”/ “Zikaltërit” dhe Roma ndajnë pikët, rrezikon kreun

Delo.autor

ARSENAL-WEST HAM/ “Topçinjtë” synojnë fitoren e dytë në Premier, starton Xhaka (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Konfirmimi i trajnerit Pioli ndryshon gjithçka, kthesë e papritur për mesfushorin e Milan…

Delo.autor

Leave a Comment