Kombëtarja Sport Të tjera

PESHËNGRITJE/ Medalje bronzi në Europian, Evangjeli Veli ngjit flamurin kuqezi në podium (FOTO)

Shqipëria shkëlqen në debutimin e saj në Kampionatin Europian të peshëngritjes që po zhvillohet në Rusi. Evagjeli Veli ka arritur që të fitojë medalje bronzi në stilin e shkëputjes. Shtangistja kuqezi, e cila garoi në kategorinë e peshave 55 kg, arriti të ngrejë 89 kg, duke zënë vendin e tretë.

Në shtytje Veli u rendit e teta me 105 kg, duke e mbyllur dygarëshin në vend të pestë me 194 kg gjithsej. Me rezultatet e regjistruara në Moskë, Veli shënoi edhe tre rekorde të reja kombëtare.

Kujtojmë që rreth 2 muaj më parë Evangjeli Veli kishte njoftuar largimin nga kombëtarja, pas disa mosmarrëveshjeve me federatën, por palët gjetën gjuhën e përbashkët, duke i sjellë Shqipërisë medaljen e radhës në peshëngritje.

Related posts

Ekipi turk kërkon shërbimet e mbrojtësit të Vllaznisë

Sadik.Autor

KATAR 2022/ Pas një asist nga Kiteishvili, Kvaratskhelia mposht Spanjën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

DEKLARATA PËR DYSHEN DOMINUESE TË FUTBOLLIT/ Ish-presidenti i “Djajve të Kuq”: CR7 egoist, ndërsa Messi…

Delo.autor

Leave a Comment