Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Dëmtimi i Coutinos “lumturon” Barcelonën, ja si “Katalanasit” kursejnë 20 milionë euro…

Filipe Kutinjo u operua sërish ditën e hënë në meniskun e këmbës së djathtë. Pavarësisht se në njoftimin e klubit nuk thuhet koha që do të qëndrojë jashtë fushave, me shumë mundësi nuk do të rikthehet më këtë sezon.

Ai nuk luan që nga dhjetori i kaluar dhe kjo gjë e bën të pamundur, por duket sikur Barcelona është e lumtur në njëfarë mënyre nga dëmtimi i Kutinjos. Fakti që ai nuk do të luajë, do të thotë se katalanasit nuk do të paguajnë 20 milionë euro bonuse në drejtim të Liverpulit, nëse braziliani arrinte 100 ndeshje me fanellën blaugrana.

Këtë sezon ka marrë pjesë në 14 ndeshje, të cilat u shtohen 76 dueleve në 2 sezonet e mëparshme. Në total ai ka luajtur 90 ndeshje dhe mund të arrinte shumë lehtë 100. Barcelona pagoi 120 milionë euro për ta transferuar nga Liverpuli dhe 40 të tjera në formë bonusesh. Këto bonuse kanë arritur në kuotën e 15 milionë eurove dhe mbetet për t’u parë e ardhmja e tij për sezonin tjetër.

Related posts

PESË HERË PA TIFOZË NË 3 SEZONET E FUNDIT/ Ja rastësia e çuditshme me sfidën Partizani-Teuta

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Çmendet REALI, ofron 50 milionë euro dhe BALE për yllin 27-vjeçar

Isa.Autor

SPEKTAKËL NË “PREMIER”/ Leicester dhe Man United ndajnë nga 1 pikë (VIDEO-GOLAT)

F.autor

Leave a Comment