Futboll Sport

KUR LUAN AI, JUVJA NUK HUMBET KURRË/ Ja “hajmalia” e bardhezinjve në kampionat

Imazhet e fundit të Vojceh Sheznit me Juventusin janë goli i pësuar kundër Portos, që solli eliminimin nga Champions-i dhe pasiguria e shfaqur në rastin e golit në derbin me Torinon, që solli barazimin 2-2 në fund.

Ndërkohë, me Napolin, në mënyrë surprizë, mes shtyllave u pa veterani Xhixhi Bufon, i cili përveçse ulëret dhe vazhdon që të presë si në vitet e tij të arta, për më tepër është edhe një hajmali për “Zonjën e Vjetër”, siç tregojnë statistikat. Në kampionat numrat thonë 5 fitore dhe një barazim, me vetëm tre gola të pësuar në gjashtë ndeshje.

Ndërkohë që rezultati zgjerohet në të gjitha kompeticionet (Champions dhe Kupë Italie) në 8 fitore dhe 2 barazime, me vetëm katër gola të pësuar në dhjetë ndeshje. Dhe këto statistika nuk është se janë thjesht një “furçë” elozhesh për 43-vjeçarin, duke qenë se në mes të 10 daljeve të tij këtë sezon figurojnë sfidat kundër Barcelonës në Champions, dy herë ndaj Interit në Kupë dhe të mërkurën kundër Napolit. Dhe duke mbetur te takimi i fundit, ajo ndaj të kaltërve ishte prezenca numër 682 me bluzën juventine, përveçse e 655 në Serinë A, duke thelluar edhe më shumë rekordin e prezencave në Itali.

Related posts

ZBULON TRAJNERIN E RI TË BARCELONËS/ Iniesta: Ai ka potencialin për të drejtuar një skuadër të madhe

Delo.autor

E PABESUESHME NGA SPANJA/ Përsëritet identik goli magjik i Bale ndaj Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Një spanjoll kërkon largimin nga Bayern dhe i ofrohet La Liga-s

Sadik.Autor

Leave a Comment