Futboll La Liga Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT NË “EL CLASICO”/ Ofendime dhe duartrokitje, çfarë nuk u transmetua…

* Xherard Pike duartroket me ironi kur akordohen 4 minuta shtesë.

* “Po mbylle atë m… goje”, i thotë Kuman Karvahalit në fund.

* Trajneri Kuman proteston për penalltinë e munguar. “Shikoje o zotëri”. Kundërpërgjigjet Ramos nga tribuna: Ai simulon qartazi.

* Shokët e skuadrës duartrokasin pas golit të Mingezës duke karikuar ata që janë në fushën e lojës.

* Serxho Ramos kërkon karton të verdhë pas një faulli ndaj Kasemiros: “I verdhë o arbitër”. * Kapiteni madrilen është shumë i karikuar në tribunë: Forca Toni mund ta mbërrish atë top. Ai, gjithashtu vlerëson portierin Kurtua për një pritje në pjesën e parë: “I madh Tibo”.

* Ramos dhe Karvahal pretendojnë 11-metërsh në momentin kur Vinicius pengohet jashtë zone. “Është brenda, është brenda. Shikoje mirë”.

* Lojtarët e Realit protestojnë ndaj arbitrit për një faull kundër Modriçit për prekje të topit me dorë.

* Ter Shtegen kërkon që skuadra e tij të jetë më e vendosur mirë në fushën e lojës dhe të qëndrojë më lart. “Vëmendje djema. Qëndroni më përpara”.

* Ndeshja filloi me një minutë heshtje për nder të ishlegjendës Kalpe. Ai u nda nga jeta pak ditë më parë.

* Zinedin Zidan u kërkoi asistentëve të tij që t’i sillnin një peshqir për t’u fshirë në momentin që filloi rrebeshi në Madrid

Related posts

Guardiola: Jemi të lumtur, ky titull është i rëndësishëm

Q.Autor

Hazard i “papërmbajtshëm” në fitoren e parë të Chelseat në vitin 2018

Q.Autor

7 LOJTARË JASHTË LISTËS SË KOMBËTARES/ Të anashkaluarit e Rejës, ja ecuria e tyre sezonale…

Delo.autor

Leave a Comment