Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Zyrtare: Marquez merr OK për t’u rikthyer në pistë dhe paralajmëron rivalët

8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit, spanjolli Marc Marquez, ka marrë “OK” e shumëpritur nga mjekët. Këtë fundjavë, piloti i Hondas zyrtare do të jetë në pistën e Portimao, për të qenë në startin e garës së Çmimit të Madh të Portugalisë në MotoGP.

“Vizita e fundit mjekësore ka evidentuar një gjendje klinike të mirë të pilotit pas ndërhyrjes së fundit kirurgjikale. Progresi i kryer dhe konsolidimi i kockës është optimal. Në këtë situatë, Marquez mund të rikthehet të garojë”, thuhet në deklaratën e Honda.

Marquez u operua për të tretën herë brenda 6 muajsh në dhjetor të vitit të kaluar dhe nuk garon që prej korrikut 2020. “Kanë qenë 9 muaj të vështirë, por tani mund të shijoj sërish kënaqësinë e pilotimit. Përshëndes kolegët, do të shihemi në pistë fundjavën e ardhshme”, tha Marquez.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Bournemouth-Manchester United. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

NË GARË PËR YLLIN E VILLAREALIT/ Fiorentina i gatshëm të marrë shërbimet për sulmuesin

Isa.Autor

MORI OFERTË JOSHËSE NGA MILAN/ Tare merr vendimin final, ja e ardhmja e tij

Delo.autor

Leave a Comment