Futboll Sport

PORTUGALIA MERR LAJMIN E KEQ/ Zbulimi i sezonit të Premier League humbet Europianin, ja emri…

Kombëtarja portugeze ka marrë një lajm shumë të keq ditën e sotme, teksa klubi i Ëolves ka konfirmuar se Pedro Neto ka pësuar një dëmtim dhe do t’i duhen të paktën 4 muaj për t’u rikuperuar.

Sulmuesi i majtë ka qenë një nga zbulimet e sezonit në Premier League, ku ka shkëlqyer me fanellën e Ëolves, si dhe ka qenë protagonist me Portugalinë në ndeshjet e fundit. Neto është dëmtuar në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Fulham dhe ditën e sotme ka ardhur konfirmimi që ai do të humbasë Europianin që zhvillohet në verë.

Vërtet fatkeq djaloshi 21-vjeçar, që po zhvillonte sezonin më të mirë në karrierë deri më tani. Në Premier League, Neto kishte luajtur 31 ndeshje, ku kishte shënuar 5 gola dhe kishte asistuar 5 herë.,

Related posts

1 JAVË NGA TËRMETI TRAGJIK/ Odise Roshi në ndihmë të familjes Paca. Publikon… (FOTO)

Delo.autor

Gattuso i MËRZITUR: Merkatoja e Milanit? Djemtë mbetën gjithë kohës në telefon…

Isa.Autor

BANDEROLA RRACISTE NË STADIUM/ FSHF DËNON PARTIZANIN

Isa.Autor

Leave a Comment