Sport Të tjera

VOLEJBOLL FEMRA/ Shpartallon në finale Tiranën, Partizani shpallet kampion i Shqipërisë

Partizani është shpallur kampion i Shqipërisë për vitin 2021 në volejboll për femra. Të kuqet fituan serinë e finaleve përballë Tiranës me rezultatin 3-0, duke koleksionuar kështu titullin e katërt në historinë e klubit.

Ashtu sikurse edhe në dy finalet e mëparshme, skuadra e Andi Lundrës dominoi totalisht edhe në takimin e tretë, që u mbyll disa minuta më parë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Partizani triumfoi bindshëm 3-0 (25-11, 25-17, 25-20) në një ndeshje që nuk pati shumë histori. Në këtë sezon Partizani e ka mposhtur Tiranën edhe në finalen e Kupës.

Kujtojmë që finalet ashtu sikurse i gjithë sezoni 2021 i volejbollit është zhvilluar pa praninë e tifozëve për shkak të masave anti-COVID.

Related posts

FSHF: Sistemi i liçensimit ka qenë dhe mbetet vetëm atribut i Federatës. Vetë klubeti hedhin bilancet e tyre cdo vit, askush tjetër!

Sadik.Autor

BOTËRORI ÇDO DY VITE/ Mbappe dhe Lewandovski bëhen liderë të protestës së lojtarëve: Jo

Delo.autor

SULMON ASHPËR MOURINHO-N PAS AFRIMIT TEK ROMA/ Drejtuesi i njohur italian: Rezultatet e fundit të tij tregojnë që…

Delo.autor

Leave a Comment