Futboll Premier League Sport

HUMBJA NDAJ MANCHESTER UNITED/ Mourinho drejt largimit, Tottenhem projekton ish-trajnerin e Juventus…

Humbja kundër Mançester Junajtid në kampionat mund t’i ketë kushtuar shtrenjtë Zhoze Murinjos. Trajneri portugez dhe Totenhemi tashmë e shohin me dylbi mundësinë e kualifikimit për në Champions sezonin e ardhshëm, aq më tepër pasi u eliminuan në mënyrë të turpshme edhe nga Liga e Europës, e cila ishte edhe rruga më e shkurtër drejt një vendi në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

E gjithë kjo ka bërë që në fund të këtij sezoni të dyja palët t’i thonë lamtumirë njëri-tjetrit, me Totenhemin që ka vënë në krye të listës së dëshirave ish-trajnerin e Juventusit.

Bëhet fjalë për Mauricio Sarrin, i cili pasi fitoi me Çelsin Ligën e Europës dhe me bardhezinjtë kampionatin shihet si një kandidat shumë i fortë për të pasuar Murinjon. Nga ana tjetër, Zhoze do të ngushëllohet me 36 milionë euro që i takojnë nga kontrata deri në vitin 2023.

Related posts

SUPERSFIDA/ Dy gola të shpejtë në ndeshjen Newcastle – Chelsea (VIDEO)

Isa.Autor

Ka akoma shpresë për Shqipërinë/ Ja skenarët se si kuqezinjtë mund të dalin të parët në grup

Isa.Autor

IBRA LIDER PËR MILANIN/ Pioli zbulon fjalimin e sulmuesit në dhomat e zhveshjes

F.autor

Leave a Comment