Futboll

Ylli i Arsenalit me premtim shumë të madh për tifozët, pas turpërimit në finale ndaj Man Cityt (FOTO)

Mohamed Elneny e ka bërë një premtim të madh për tifozët e Arsenalit pas humbjes zhgënjyese 3-0 ndaj Manchester Unitedit në finale të Kupës së Ligës Angleze.
Arsenali u mposht bindshëm nga Manchester City në finalen e “Wembley” të dielën, transmeton Express.

Pas golave nga Sergio Aguero, Vincent Kompany dhe David Silva që ia siguruan trofeun e parë skuadrën së Pep Guardiolas këtë sezon, një tifoz i ri i Arsenalit u pa duke qarë në tribuna.

Kjo e ka prekur mesfushorin egjiptian, që ishte zëvendësues i papërdorur në këtë ndeshje, i cili ka premtuar që në vend të lotëve t’i sjellë buzëqeshje në fytyrën e tij.

“Shiko, lotët tuaj janë të çmuar për të gjithë ne. Për hir tuajin dhe për hir të të gjithë “topçinjve”, ju premtoj se do të luftoj për t’ju sjellë buzëqeshjen në fytyrë”, ka shkruar Elneny.

Related posts

PO SHKËLQEN TEK BYLIS/ Talenti Ruçi: Synoj Shpresat, vitin tjetër luajmë në elitë

Delo.autor

Icardi i pasigurt për të ardhmen: Do të flas me klubin…

Sadik.Autor

SEZON I RI RISI TË REJA/ Zbulohen fanellat e Barcelonës për vitin e ardhshëm (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment