Futboll Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME E VERËS/ Manchester United në kërkim të një sulmuesi, hedh sytë nga ylli i Tottenham…

Sipas “Football Insider”, Harri Kejn mund të lërë skuadrën e  Totenhemit dhe të bashkohet me skuadrën e Mançester Junajtid këtë verë.

Si duket, për Kejn një moskualifikim për në Ligën e Kampionëve mund të jetë arsye thelbësore për tu larguar nga spursat, pasi ka kohë që sulmuesi anglez kërkon të provojë eksperienca të reja. Ndërkohë në krahun tjetër, për Mançester Junajtid, sulmuesi Kejn është një objektiv i vjetër dhe këtë verë operacioni mund të finalizohet me pëlqimin e dy palëve.

Problem për momentin qëndron vetëm çmimi i lojtarit, teksa Totenhemi kërkon plot 125 milion euro për kartonin e anglezit. Marrëveshja mund të mbyllet dhe më përfshirjen e ndonjë lojtari nga ana e “djajve”, teksa pritet që kjo verë të jetë e nxehtë për sulmuesin Kejn.

Related posts

(FOTO) Manchester City 3-1 Newcastle, notat e lojtarëve

Q.Autor

RUSIA BËN DETYRËN/ Arabia Saudite dorëzohet pa kushte

Sadik.Autor

Arsenali me buxhet të kufizuar për merkaton e verës

Sadik.Autor

Leave a Comment