Futboll Premier League Sport

I PREKUR ME MALARIE/ Ylli i Aubameyang përfundon në spital. Ja gjendja e tij (FOTO)

Ylli i Arsenalit, Pierr Emerik Obamejang, është infektuar me sëmundjen e malaries. Lajmi është konfirmuar nga vetë sulmuesi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Për fat të mirë, futbollisti nga Gaboni, zbulon se gëzon një shëndet të qëndrueshëm dhe shpreson që të kthehet më I fortë. Obamejang u infektua me malaria, ku ishte me ekipin kombëtar në Gabon disa javë më parë. Sulmuesi ka kaluar disa ditë në spital këtë javë dhe tashmë ndihet mirë, falë kujdesit të mjekëve, të cilët zbuluan virusin në kohë rekord.

Përshëndetje djema, faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe telefonatat.

Për fat të keq jam prekur nga malaria kur isha me ekipin kombëtar në Gabon disa javë më parë.  Kam kaluar disa ditë në spital këtë javë, por tashmë ndihem më mirë çdo ditë falë mjekëve të shkëlqyeshëm që zbuluan dhe mjekuan virusin kaq shpejt.

Unë me të vërtetë nuk po ndihesha mirë dy javët e fundit, por do të kthehem edhe më i fortë se kurrë së shpejti”, shkruan sulmuesi i Arsenalit.

Related posts

TORTURUESE/ Lojtarët e Leisterit do të udhëtojnë 36 ORË për FUNERALIN e presidentit të tyre

Isa.Autor

I LIRË PAS 21 DITËSH/ Reali i Madridit bën planin me 5 pika për të mbërritur te Mbape

Delo.autor

ATALANTA FITON ME VUAJTJE NË KAMPIONAT/ Ja si vlerësohet mbrojtësi Gjimshiti për paraqitjen ndaj Crotone… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment