Futboll Shqipëri Sport

SUPERIORJA MË AFËR SE KURRË/ Tifozët surprizojnë Egnatian. Ndalojnë autobusin e skuadrës dhe… (VIDEO)

Egnatia mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Tomorin, duke u shkëputur me 7 pikë diferencë në krye, nga ndjekësit.

Me këtë rezultat të skuadrës, tashmë Superiorja për Egnatian është më afër se kurrë. Kjo ecuri dhe arritje e skuadrës, ka shtuar entuziazmin edhe te tifozët. Këta të fundit të lumtur nga fitorja e skuadrës së tyre, të grumbulluar me njëri-tjetrin kanë ndalur autobusin e ekipit dhe kanë kënduar në kor për ta.

Mjaft të emocionuar janë tifozët rrogozhinas, të cilët tashmë kanë filluar të ëndërrojnë për skuadrën e tyre në Superiore.

Related posts

KJO NUK PRITEJ/ Akuza e Cantona: Në Arabi vetëm për THESIN ME PARA…

Isa.Autor

Arsyeja prekëse pse Ronaldo nuk bën tatuazh

Sadik.Autor

“AIR ALBANIA STADIUM”/ Kandidati për çmimin “Stadiumi i Vitit”

Delo.autor

Leave a Comment