Futboll Seria A Sport

“BLUKALTËRIT” MPOSHTËN JUVENTUS PAS 20 VJETËSH/ Mbrojtësi Gjimshiti në delir: Kjo vlen sa për… (FOTO)

Një gol i shënuar në minutat e fundit nga Malinovski i ka dhënë Atalantës për herë të parë pas 20 vitesh një fitore ndaj Juventusit në Serinë A dhe ka bërë që bergamaskët të kapërcejnë bardhezinjtë në renditje në garën e ndezur për Ligën e Kampioneve.

Një përformancë mjaft të mirë në këtë sfidë bëri edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili ishte i pakalueshëm në repartin difensiv.

Pas triumfit ndaj bardhezinjve, Gjimshiti ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram” një foto nga festa e golit, teksa shkruan: “Një foto që vlen më sa për një mijë fjalë. Fitore e madhe”.

Skuadra e Gasperinit konfirmohet kështu si një superfuqi në kampionatin italian, ndërsa bardhezinjtë nuk duken aspak si kampionët e 9 edicioneve radhazi.

Related posts

Milan planifikon përforcimet, këto janë kërkesat e Gattusos

Sadik.Autor

Ylli i Manchester United i jep fund beqarisë

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja si Zidane “largoi” Hakimin! Conte i telefonoi personalisht

Delo.autor

Leave a Comment