Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Tottenham me trajner të ri, ish-lojtari britanik emërohet “timonier” i skuadrës

Pas largimit të Zhoze Murinjos, Totenhem ka emëruar si trajner të ri Rajan Mezon. Mezon është një njohje e skuadrës londineze pasi më parë ka luajtur për këtë ekip, por ka qenë pjesë edhe si trajner, ku ishte si asistent i skuadrës së parë sezonin e kaluar, gjithashtu ka qenë pjesë edhe si trajner i të rinjve të Totenhemit.

Mezon aktualisht është 29-vjeç dhe e la futbollin përpara dy vitesh për arsye të një dëmtimi në kokë dhe mjekët i kishin bërë thirrje për të mos mos luajtur më për arsye të rreziqeve të shumta që mund të kishte me kalimin e kohës.

Lajmin e emërimit në stolin e klubit të Totenhemit e ka bërë vetë publike skuadra londineze teksa deklaron se britaniku do të ushtrojë detyrën e teknikut deri në fundin e sezonit.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Villarreal me përmbysje Arsenal në raundin e parë gjysmëfinale

Delo.autor

PAMJET/ Nuk i zgjati dorën, ja momenti kur Çalhanoglu injoron futbollistin e Milanit

F.autor

“ËSHTË ENDE MBIPESHË, KA DISA KG SHTESË…”/ Shikoni yllin e Atalanta-s si është transformuar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment