Futboll Kategoria Superiore Sport

NUK FITOJNË PREJ SHTATË JAVËSH/ Kastrioti dëshiron me çdo kusht 3 pikët ndaj Laçit

Pas humbjes me Partizanit, skuadra krutane ka zbritur dje në fushën e stërvitjes për të nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës me Laçin, që do ta zhvillojë të dielën në orën 13:00 në stadiumin e Kamzës. Kastrioti nuk ka pasur një ecuri të mirë në javët e fundit dhe kjo ka ardhur edhe si pasojë e mungesave.

Disa lojtarë, pjesë e rëndësishme e ekipit krutan si Bojom apo Husein, janë larguar nga Shqipëria, ndërsa Okebuku dhe së fundmi De Silva, pësuan dëmtime të rënda. Ekipi ka një ecuri jo sipas pritshmërie, pasi në shtatë takimet e fundit ka marrë vetëm 5 pikë. Skuadra krutane nuk fiton që nga ndeshja me Skënderbeun në Korçë më 3 mars. Por, tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar te tetë ndeshjet e radhës, ku krutanët luajnë edhe me ekipe për mbijetesë si Skënderbeu, Bylisi e Apolonia. Në analizën e djeshme, që ka zgjatur shumë minuta dhe ka qenë e detajuar, trajneri Ndreu dhe klubi kanë kërkuar menjëherë kthesën ndaj Laçit, pasi me çdo kusht duhet fitorja në këtë duel.

Ekipit i kthehet edhe Nuriu, por gjithashtu De Silva, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe pritet të bëjë liderin për krutanët në sulm. Me një ekip më të plotë dhe duke qenë një sfidë shtëpie, Kastrioti do të synojë të largohet akoma më shumë nga zona e ftohtë. Për sfidën me kurbinasit ka një mobilizim maksimal në Krujë, në mënyrë që të rikthehen te tri pikët e munguara prej 7 javësh kampionat.

Related posts

“US OPEN”/ Medvedev dhe Tsitsipas sigurojnë kualifikimin në raundin e tretë

Delo.autor

ZJARRET NË AUSTRALI/ Lewis Hamilton dhuron 500 mijë dollarë

Delo.autor

Trajneri i Izraelit: Shqipëria ka stil ndryshe nga Skocia, është koha t’iu tregojmë se…

Isa.Autor

Leave a Comment