Bundesliga Futboll Sport

PAS DEKLARATËS SË FLICK PËR LARGIMIN NGA STOLI/ Tension te Bayern, grumbullohen 8 mijë firma për shkarkimin e bujshëm

Pavarësisht se titulli i radhës në Bundesliga është shumë afër, te Bayern Munich tensioni është shumë i lartë pas deklaratave të Hansi Flick për t’u larguar në fund të sezonit nga klubi kampion i botës.

Arsyeja kryesore për këtë vendim të marrë nga trajneri 56-vjeçar duket se është mosmarrëveshja me drejtorin sportiv Salihamidzic, i cili nuk është konsultuar me trajnerin për disa vendime të merkatos.

Mbi të gjitha largimi i Thiago Alcantara-s në verë dhe se nuk ka arritur një marrëveshje me Alaba dhe Boateng, të cilët do të largohen në fund të sezonit. Më pas nuk kanë munguar as pëprlasjet verbale mes të dyve në dhomat e zhveshjes të bavarezëve.

Tifozët kanë shfajësuar trajnerin më fitues në historinë e Bayern-it në një vit kalendarik dhe kanë drejtuar gishtin kundër drejtorit sportiv.

“Si tifozë, ortakë dhe mbështetës të Bayern-it, e konsiderojmë të papranueshme mënyrën si është trajtuar trajneri më i mirë i botës! Ka marrë drejtimin e skuadrës në një situatë të vështirë dhe ka marrë maksimumin nga ekipi: 6 tituj!”, shkruajnë tifozët në rrjetet sociale, duke i dërguar edhe një peticion klubit për të shkarkuar Salihamidzic.

Janë grumbulluar tetë mijë firma në total.

Related posts

Gashi protagonist te Kolorado, sulmuesi SHQIPTAR zgjidhet lojtari i ndeshjes

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ylli i Barcelonës i prish klubit planet e merkatos për…

Delo.autor

NJË VIT NGA VDEKJA E BABAIT/ Ish-kampionit të botës Khabib poston mesazhin prekës në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment