Futboll Premier League Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Manchester City mposht me përmbysje ndaj Aston Villa-s dhe hedh një hap tjetër drejt titullit

Manchester City ka mundur 2-1 Aston Villa-n dhe ka hedhur një hap tjetër drejt titullit.

Ndeshja në Villa Park ka nisur me një gol të shpejtë të vendasve, të shënuar pas 20 sekondash me McGinn.

Kundërpërgjigja e Qytetarëve ka ardhur në minutën e 22-të me Foden dhe kanë përmbysur gjithçka në të 40-ën me Rodri-n.

Katër minuta më mbrapa, miqtë kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas një kartoni të kuq direkt të marrë nga John Stones për një ndërhyrje të rrezikshme.

Ky ka qenë kartoni i kuq i parë në karrierë në Premier League për mbrojtësin e Manchester City-t.

Rezultati ka mbetur i pandryshuar në pjesën e dytë, por është vënë barazia numerike në fushë pas dy kartonëve të verdhë të marrë në harkun e tri minutave.

Related posts

Mkhitaryan i jep dritën e gjelbër Interit

Delo.autor

ASISTET/ Jo vetëm golashënues, Seferi “mbreti” i asisteve në këto 18-javë të para të Superiores

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Drithërima te porta e Luftëtarit. Aleksi pranë autogolit

Delo.autor

Leave a Comment