Futboll Seria A Sport

DO TË LUAJË PËRTEJ MOSHËS 40-VJEÇ/ Milan i bën gati Ibrës kontratën e re, ja sa do të përfitojë suedezi…

Zlatan Ibrahimoviç do të rinovojë kontratën e tij me Milanin për një sezon tjetër. Vendimi dukej se ishte marrë para disa kohësh, por ai tani është bërë gati të firmosë dhe të vendosë të zezën mbi të bardhën.

Sulmuesi suedez dhe kuqezinjtë kanë mbyllur çështjet e fundit burokratike dhe në mbrëmje ai do të jetë në Casa Milan për të nënshkruar kontratën, pas të cilës do të ketë edhe një njoftimin zyrtar. Në kanalet e tij sociale, Milani ka filluar të krijojë mjedisin e ceremonisë…

Zlatan Ibrahimoviç do të veshë fanellën kuqezi deri më 30 qershor 2022, duke vazhduar të luajë edhe përtej moshës 40 vjeç. Shifra e pagës duhet të jetë e ngjashme me ato të sezonit të kaluar, pra rreth 7 milionë euro, raporton “Sportmediaset”.

Related posts

Cavani zbulon arsyen e shkëmbimit të fanellave me Salah

Sadik.Autor

NUK KA HAPËSIRA TE KAMPIONËT E ANGLISË/ Manchester City gati të largojë mesfushorin

F.autor

ZYRTARE/ Investim i djegur për Tiranën, ish-mbrojtësi i Shpresave firmos në Itali

Delo.autor

Leave a Comment